MPB njofton se gjatë ditës së sotme në afërsi të fshatit Rasadishte në Tetovë, rreth orës 17:20. Automjeti i pasagjerëve “Renault Megane” me targa austriake, nën drejtimin e E.V., një burri 80-vjeçar nga Austria, ka dalë nga rruga rajonale Tetovë – Kodra e Diellit. Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërhyrja e shpejtë e ekipit të emergjencës mjekësore nuk ka mundur të shpëtojë jetën e drejtuesit të mjetit. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kompetente, përfshirë prokurorin publik dhe ekipin inspektues nga SPB Tetovë, kanë filluar hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të trishtueshëm. /Telergafi/

Një automjeti me targa austriake në rrugën e Kodrës së Diellit ka dalë nga rruga, drejtuesi humb jetën shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";