minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Dellçevë - Struga.info


Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Dellçevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje në ora 12:15 në Stacionin Policor Dellçevë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Fiat Punto” me targa të Shtipit, i drejtuar nga 76-vjeçari F.L. nga fshati Grad i Dellçevës dhe automjeti i pasagjerëve “Skoda” me shenja regjistrimi Dellçevë, i drejtuar nga 33-vjeçari N.D. nga Dellçeva.

“Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë F.L., i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shoferi N.D. i njëjti ka pësuar lëndime trupore, ndërsa në vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi inspektues nga DPB Dellçevë.

The post Një burrë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Dellçevë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy