Një e mitur nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda në trup pasi kishte rënë nga trotineti elektrik, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mbrëmë në orën 23:30 në SPB Shkup ishte raportuar se në bulevardin ‘Ilinden’, një e mitur duke e drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. E mitura ishte dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’, ku ishin konstatuar lëndime të rënda në trup”, sqarojnë nga MPB-ja.

The post Një e mitur është lënduar rëndë në Shkup pasi ka rënë nga trotineti elektrik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";