Aksident në Shkup, lëndohen dy të mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Shkup, lëndohen dy të mitur

MPB njofton se mbrëmë rreth orës 22:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në “Kisella Vodë” të Shkupit, ku dy të mitur kanë përfunduar me lëndime të rënda.

Nga MPB tgonë se në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Boris Trajkovski” me rrugën “Eseninova” dhe rrugën “Ivan Kozarov”, një motoçikletë me targa të Shkupit, e drejtuar nga një i mitur nga Shkupi dhe një veturë “Renault Megane” me targa të Shkupit drejtuar nga J.T.(33) nga Shkupi.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar një bashkudhëtar i mitur i mopedit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ndërsa drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Shkup, lëndohen dy të mitur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy