Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se një fëmijë katër vjeçar nga Strumica në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi fizik është dërguar dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

“Në SPB Strumicë në orën 02:30 të ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm Strumicë në ora 00:58 është sjellë një fëmijë katër vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore. Është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku nga ana e mjekut është konstatuar se fëmija është sulmuar fizikisht”, sqaron MPB.

Për ngjarjen është njoftuar një inspektor për delikuencën e të miturve nga Departamenti i Çështjeve Penale në Qendër dhe Bit Pazar. Pasi çështja të jetë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, do të pasojë një dorëzim përkatës. /Telegrafi/

Një fëmijë katër vjeçar nga Strumica është në gjendje të rëndë pas një sulmi fizik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy