minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Një oficer nga misioni në Afrikë me evakuim mjekësor do të sillet në Shkup - Struga.info


Një oficer nga misioni në Afrikë me evakuim mjekësor do të sillet në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska konfirmoi se një oficer i Armatës së Maqedonisë së Veriut i cili po merr pjesë në Misionin e BE-së në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) sonte do të arrijë në Shkup me evakuim mjekësor.

“Një nga pjesëtarët tanë të Armatës, nënkolonel i cili merr pjesë në misionin evropian në Republikën e Afrikës Qendrore, javën e kaluar ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv në koronavirus, dhe pasi situata nuk ishte përjetuar nga ana e ekspertëve mjekësorë si tërësisht nën kontroll, me rekomandim të ekspertëve mjekësorë në kuadër të misionit të BE-së, ai me evakuim mjekësor do të sillet në shtëpi, në Shkup, supozoj sonte vonë. Këtë evakuim mjekësor e bëmë në bashkëpunim me shërbimet evropiane për marrëdhënie të jashtme”, tha Sheqerinska në konferencën e përbashkët për media me ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Çeke Metnar.

Ajo i falënderoi të gjitha institucionet të cilat ndihmuan në evakuimin e pjesëtarit të URMV-së.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për “Slloboden Peçat” deklaroi se pjesëtari i URMV-së do të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup.

Advertisement

Oficeri i sëmurë ishte në Republikën e Afrikës Qendrore në rolin e trajnuesit të forcave ushtarake lokale, bashkë me edhe një koleg të tij nga Maqedonia e Veriut.

The post Një oficer nga misioni në Afrikë me evakuim mjekësor do të sillet në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy