Një pjesë e afganëve të cilët ndodheshin në Maqedoni u nisën për në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup prej 10 qytetarësh nga Afganistani të cilët përkohësisht ishin në Maqedoni, mbrëmë nga Aeroporti i Shkupit nisën për në Francë.

Emigrantët të cilët më herët kishin punuar për institucionet demokratike afgane dhe organizatat ndërkombëtare në Afganistan, ndodheshin përkohësisht në Maqedoni deri në sigurimin e vizës.

Maqedonia e Veriut merr pjesë në misionin humanitar dhe deri tani ka strehuar 484 afganë, të punësuar, gra dhe fëmijë nga familjet e punësuara në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë për të drejtat e njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë.

Gjatë periudhës që qëndrojnë në Maqedoni, atyre u sigurohet akomodim në Shkup, mbrojtje shëndetësore, mbështetje psikologjike, ndërsa shpenzimet janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/

Advertisement

Një pjesë e afganëve të cilët ndodheshin në Maqedoni u nisën për në Francë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy