Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët i konfiskuan 185 mijë para kruna norvegjeze nga një shtetas i Norvegjisë me origjinë nga Kosova, njoftoi sot nga Drejtoria e Doganave të RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë sekuestruar 185 mijë kruna norvegjeze, pasi një udhëtar i cili po largohej nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit nuk i ka paraqitur në doganë. Udhëtari, përndryshe shtetas norvegjez nga Kosova, mbante 305 mijë kruna norvegjeze në një çantë të zezë, të cilën doganierët e gjetën gjatë kontrollit me skaner”, thuhet në njoftim.
Sipas ligjit të këmbimit valutor, udhëtarit iu kthyen 120 mijë kruna norvegjeze, ndërsa pjesa tjetër iu konfiskua.
Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës./Telegrafi/
The post Një shtetas i Norvegjisë kapet me 185 mijë kruna në Aeroportin e Shkupit appeared first on Telegrafi.