Një shtetase e Maqedonisë lëndohet në një aksident në Greqi, ka edhe të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është lënduar në një aksident trafiku në Kukush të Greqisë, në të cilin ka edhe dy viktima, ndërsa janë përfshirë tre automjete.

Përveç dy të vdekurve, katër persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë gjysmë ore pas mesnate., njoftojnë mediat greke.

Aksidenti ka ndodhur kur një makinë e policisë ka goditur derrat e egër të cilët ishin duke lëvizur në autostradë. Më pas makina e drejtuar nga 56-vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut ka goditur të njëjtën tufë dhe është përmbysur. Në këtë makinë ka qenë edhe 50-vjeçarja shtetase e Maqedonisë, e cila është lënduar.

Në makinën e tretë që është përfshirë në këtë aksident që është përplasur me makinën e policisë, kanë qenë një 53 dhe 48 vjeçar, të cilët edhe kanë ndërruar jetë.

Advertisement

Shtetasja e Maqedonisë 50-vjeçare dhe tre zyrtarë policorë janë dërguar për kurim në Kukush të Greqisë.

Një shtetase e Maqedonisë lëndohet në një aksident në Greqi, ka edhe të vdekur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy