Njëri nga pasagjerët e lënduar në aksidentin në Itali do të operohet, të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Njëri nga pasagjerët e lënduar në aksidentin në Itali do të operohet, të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak

Njëmbëdhjetë nga pasagjerët e lënduar në aksidentin e djeshëm në Itali kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, pasagjeri i dymbëdhjetë ndodhet në spitalin e Ankonës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje për shkak të plagëve të marra.

“Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe në krah. Ministria, përmes Ambasadës në Romë, mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.

Advertisement
Lexo po ashtu
Autobusi nga Maqedonia aksidentohet në Itali, një i vdekur dhe 12 të lënduar

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur dje në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ancona në Itali, ku ka marrë pjesë një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia.

Advertisement

Në këtë aksident ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i autobusit R.I. (1965), ndërsa pasagjerët tjerë kanë përfunduar me lëndime të lehta./Telegrafi/

Njëri nga pasagjerët e lënduar në aksidentin në Itali do të operohet, të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy