Njihuni me Uratën, 8 vjeçaren nga Shkupi e cila është pjesëmarrësja e parë në rubrikën TM kids

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Telegrafi Maqedoni ka filluar me rubrikën javore TM kids, hapësirë kjo në të cilën fëmijët e moshës nga 5 deri në 10 vjeç përgjigjen në pyetje interesante përgaditur nga ekipi ynë.

Pyetje interesante, logjike, argëtuese, imagjinare e ndonjëherë edhe pyetje nga jeta shkollore, bëjnë që fëmijët të shfaqin talentin e tyre në oratori dhe mendim origjinal në çdo përgjigje që japin.

Koncepti i vetë rubrikës është i tillë, që fëmijët të kënë vëmendjen maksimale dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Urata Osmani, është pjesëmarrësja e parë në rubrikën TM kids.

Advertisement

Vogëlushja 8 vjeçare nga Shkupi dhuroi një super energji tek të gjithë ekipi, me përgjigjet e saja plot logjikë dhe sinqeritet.

Urata, u përgjigj në shumë pyetje.

Kuptuam se asaj i pëlqejnë hamburgerat, i pëlqejnë gatimet e nënës së saj, i pëlqen të ndihmoj njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike e poashtu na tregoi që është adhuruese e këngëve popullore.

Për më tepër ju ftojmë që ta ndiqni videon e Uratës në TM kids:

Advertisement

Ju kujtjmë se aplikimet për të sjellë fëmijët tuaj në rubrikën TM kid mbeten ende të hapura.

Vegëza për aplikim:

Njihuni me Uratën, 8 vjeçaren nga Shkupi e cila është pjesëmarrësja e parë në rubrikën TM kids shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy