Ndërmarrja publike “Parkingu” Tetovë me një apel në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që mos sulmojnë të punësuarit e parkingut të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar qytetarë,
Fatkeqësisht, sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” nuk po ndalen asesi. Punonjësit tanë dje janë sulmuar sërish fizikisht dhe verbalisht nga një qytetar, automjeti i të cilit ka qenë i parkuar në mënyrë të parregullt. Sulmuesi është raportuar në polici dhe do të përballet me sanksionet e duhura.
Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi i japin imazh të keq qytetit. Apelojmë sërish që sa më parë të ndërpriten sjelljet e këtilla të dhunshme dhe të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të cilat vlejnë për të gjithë njëlloj.
Detyra jonë është të vendosim rregull në parkim, i cili duhet të jetë në përputhje me rregulloret. Nga kjo përfitojnë të gjithë, si shoferët ashtu edhe këmbësorët. Një rend më i mirë mund të krijohet vetëm duke punuar së bashku” shkruajnë nga Parkingu i qytetit. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NP “Parkingu” Tetovë kërkon nga qytetarët që mos i rrahin punonjësit e parkingut të qytetit shkruan Telegrafi.