NPK “Tetova”: Do të ketë kufizime me furnizim të ujit në disa periudha, lusim qytetarët për durim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike komunale “Tetova” bën të ditur se ka rënie në sasinë e ujit në sistemin e ujësjellësit të qytetit të Tetovës për shkak të zvogëlimit të prodhimit të ulët të ujit te burimet në Kodrën e Diellit dhe Leshnicë.

“Sasia momentale e ujit të pijshëm është 280L/sek, dhe për momentin kjo sasi nuk është e mjaftueshme për furnizim të pandërprerë të qytetit me ujë të pijshëm”, njoftojnë nga kjo ndërmarrje.

Ata shtojnë se me qëllim që të sigurohet furnizim optimal me ujë për të gjithë qytetarët do të ketë kufizime me furnizim të ujit edhe atë nga ora 13:30 – 16:30 dhe nga ora 22:30 – 01:30.

“I lusim qytetarët për durim dhe mirëkuptim gjatë periudhës në vijim, dhe i sigurojmë se shumë shpejt edhe ky problem do të tejkalohet”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

 

NPK “Tetova”: Do të ketë kufizime me furnizim të ujit në disa periudha, lusim qytetarët për durim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy