NPK “Tetova” u premton rroga të punësuarve, ndërpritet protesta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tetova kështu dukej deri në mesditën e sotme pasi që të punësuarit e NPK Tetova për të tretën ditë nuk kishin dalë që të pastrojnë qytetin. Kosha të stërmbushura në çdo cep të qytetit, ndërsa disa vende të njëjtat kishin bllokuar edhe trotuaret.

Qytetarët e Tetovës që anketuam thanë se të punësuarit kërkojnë hakun e tyre edhe me të drejtë nuk e pastrojnë qytetin.

“Komuna kush është aty duhet i paguaj. Pa punë nuk ka edhe pa rroga nuk punon askush. Rrogat duhet të ua japin, pa rroga si të punojnë? Pa rroga sit ë punoje punëtori.”

“Si nuk duhet t’i pastrojnë!? Atje një shleper ishte bo te rruga re që e kanë bo. Një shleper ka të shkosh në hall, hiq edhe mos e pastrojnë le të behët deri këtu.”

Advertisement

Por siç bëhet e ditur të punësuarit e NPK Tetova, sot kanë arritur marrëveshje me ndërmarrjen, që deri me datë 15 dhjetor të paguhen dy rroga të pa marra, ndërsa si rrjedhojë, punonjësit do të vazhdojnë me grumbullimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit. Nga komuna e Tetovës deri në përfundim të këtij edicioni të lajmeve nuk dhanë asnjë përgjigj se cila ka qenë marrëveshje me të punësuarit që kanë ndërprerë protestën.

Gjatë pasdites në qytet janë vërejtur kamionë të ndërmarrjes duke dalë në terren dhe duke mbledhur mbeturinat./TV21/

 

NPK “Tetova” u premton rroga të punësuarve, ndërpritet protesta shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy