minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Nuk dihet se sa deputet do të vetizolohen për shkak të Jahoskit dhe Taneskit të cilët janë infektuar - Struga.info


Nuk dihet se sa deputet do të vetizolohen për shkak të Jahoskit dhe Taneskit të cilët janë infektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy ditët e fundit kanë deklaruar se janë pozitivë për Covid-19, ndërsa ende nuk ka informacion se sa nga kolegët dhe punonjësit e tyre për shkak të kontaktit me ta do të duhet të shkojnë në vetë-izolim ose të bëjnë teste nëse kanë simptomat e sëmundjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se gjatë ditës do të dihet se sa deputetë duhet të shkojnë në vetizolim sepse anketat epidemiologjike janë ende duke u përgatitur.

“Sot do ta dimë sepse anketat epidemiologjike duhet të përfundojnë”, tha Filipçe.

Deputeti Laze Tanevski nga LSDM sot përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se është pozitiv për Covid-19, ndërsa dje shërbimet parlamentare informuan për deputetin Ismail Jahoski nga BDI.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi nuk komentojnë se si do të shkojë puna e legjislaturës në javët e ardhshme.

Advertisement

Xhaferi në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar që puna e Kuvendit duhet të harmonizohet me kushtet e reja të punës, por që të ndodhë kjo, Rregullorja e punës së Kuvendit duhet të ndryshohet. Partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM besojnë se Kuvendi duhet të ketë mundësinë për punë online, ndërsa opozita OBRM-PDUKM vlerësojnë se Kushtetuta nuk e lejon atë./Telegrafi/

The post Nuk dihet se sa deputet do të vetizolohen për shkak të Jahoskit dhe Taneskit të cilët janë infektuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy