Nuk ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se në mbledhjen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se nuk ka nevojë shtesë për masat kufizuese.

Arsyetimi është se këto masa nuk do të jepnin efekte pozitive për shkak Maqedonia ndodhet në javën e gjashtë nga tetë javët e parapara të valës së tretë.

Ndryshe, takimi i sotëm ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së djeshme, mirëpo u shty.

Në Maqedoni vlejnë kufizimet siç është ora policore dhe mbyllja e objekteve hotelerike në ora 21:00./Telegrafi/

Advertisement

Nuk ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy