Numër i madh i shoferëve po ikin nga Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një numër i madh i shoferëve po ikin nga vendi drejt vendeve të Evropës. Pagat e larta nga kompanitë e transportit nga Bashkimi Evropian janë arsye e mjaftueshme për të lënë Maqedoninë dhe për të punuar jashtë vendit. Shoqata e transportuesve Makam-Trans tha për Alsat se mesatarisht në vend shoferët fitojnë nga 800 deri në 1200 euro në muaj. Por në Gjermani shuma i kalon 2500 euro.

“Ka dallime të mëdha, ne jemi një rajon ku ka shumë vonesa dhe kalime kufitare. Edhe kohëzgjatja e transporteve ndikon në sigurimin e mjeteve që do të ishin si për kompaninë, ashtu edhe për rritjen e pagave për shoferët. Dhe kur ata punojnë brenda vendeve anëtare të BE-së, nuk ka kufij, nuk ka kohë joproduktive, që do të thotë se ata punojnë pa ndërprerje dhe vlera e tyre është një euro për kilometër”, tha Biljana Muratovska – kryetare e Makam Trans.

Muratovska thotë se edhe kësaj qeverie edhe asaj të kaluarës nga Makam Trans u është kërkuar kthimi drejtimit shofer në shkollat ​​e mesme profesionale dhe teknike. Mungesa e shoferëve ka edhe në qarkullimin e pasagjerëve. Por edhe drejtues të makinerive të rënda, si ngritës vinçash dhe makineri të tjera që përdoren kryesisht në sektorin e minierave dhe ndërtimit.

Advertisement

“Të vendoset subvencion për parakualifikimin apo rikualifikimin e disa të papunëve, duke nxitur të rinjtë e zonave rurale, ku do të mundësohej pajisja me patentë shoferi për kategorinë C, D, E”, theksoi ndër të tjera Biljana Muratovska – kryteare e Makam Trans.

Alsat ka kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme nëse ka një trend më serioz të dhënies së lejeve të drejtimit të kamionëve dhe automjete të tjerë ngarkues. Nga MPB-ja thonë se nuk mund t’i japin ato të dhëna sepse sektori i statistikave nuk funksionon në fundjavë. Sipas të dhënave të transportuesve, deri në vitin 2025 duhet të dalin në pension mbi dy milionë shoferë profesionistë. Pikërisht, që nga viti 2015, Muratovska thotë se vendet më të zhvilluara kanë filluar të mbledhin, me kusht, transportues nga i gjithë Ballkani, i cili ndryshe njihet për fuqinë punëtore me pagë të ulët./alsat/

Numër i madh i shoferëve po ikin nga Maqedonia shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy