Numri i lartë i personelit mjekësor të infektuar me coronavirus në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, tre anesteziologë, tre internistë, 25 infermierë, të angazhuar në departamentet ku trajtohen raste pozitive dhe të dyshimta dhe pesë punonjës tjerë janë infektuar me coronavirus, njofton AIM nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, siç theksojnë, u infektuan dy punonjës shëndetësorë, ndërsa dy të tjerë që u shëruan u kthyen në punë.

Nga Ministria theksojnë se këto dy institucione të shëndetit publik janë forcuar me stafin gjatë ditëve të kaluara. Klinika e Sëmundjeve Infektive pranoi pesë mjekë, tre nga Klinikat e Kardiologjisë, Endokrinologjisë dhe Institutit të Tuberkulozit, një mjek nga Spitali Klinik në Tetovë dhe një nga Spitali i Përgjithshëm në Ohër, si dhe 27 infermierë nga Spitali Special “Jasenovo”. , dhe nga spitalet në Kavadar, Koçan dhe Kërçovë.

Ekipi i spiatlit “8 Shtatori” u forcua me gjashtë mjekë – dy nga klinikat për reumatologji dhe nefrologji, dy mjekë nga Kërçova dhe një mjek nga spitali në “Oteshevo” dhe spitali në Gostivar. Ky institucion i shëndetit publik u forcua edhe me 20 infermierë nga Struga, Velesi, Oteshevo, Gjevgjelia, dhe Spitali Special “Leshok”./Telegrafi/

Advertisement

Numri i lartë i personelit mjekësor të infektuar me coronavirus në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy