Numri i rasteve të reja me coronavirus vazhdon të jetë treshifror, Shkupi me më së shumti raste aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të infektuarve të rinj në Maqedoninë e Veriut mbetet treshifror. Vetëm dje u regjistruan 150 raste të reja, 30 shëruar dhe nëntë të vdekur. Shkupi mbetet me më së shumti raste aktive ku vetëm dje u regjistruan 93 raste nga 150 raste e reja.

Nga 1.086 testimeve për Covid-19, dje u regjistruan 150 raste të reja ndërsa prej tyre 93 ishin nga Shkupi, 7 nga Kumanova, Shtipi 3, Prilepi 4, Tetova 12, Struga 3, Manastiri, Koçani dhe Negotina nga 1 rast, Ohri 9, Gostivari 3 dhe Resnja 5, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket rasteve aktive në komunat e Shkupit, dje në Çair janë regjistruar më së shumti të infektuar. Çairi ka 421 raste aktive dhe më pas vinë Aerodromi me 147 raste, Butelli 137, Gazi Baba 151 dhe Komuna Qendër 127 raste.

Gjatë ditës së djeshme Instituti për Shëndet Publik regjistroi 30 pacientë të shëruar nga Shkupi 21, Shtipi 3, Tetova 3 dhe Manastiri 1 ndërsa prej viktimave të djeshme 6 ishin nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 5.906 ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të shëruar është 2.236, numri i të vdekurve 277 ndërsa për momentin ka 3.393 raste aktive.

Edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se momentalisht nuk ka indikacione për vendosjen e masave për kufizim të lëvizjes.

Vala e dytë është me intensitet më të madh se e para, por sipas ministrit, situata po menaxhohet mirë, ndërsa sistemi shëndetësor i ka kapacitet për t’i pranuar të gjithë pacientët.

“Një nga kriteret kryesore në të cilën vlerësohet se çfarë masash duhet të vendosen është kapaciteti i sistemit shëndetësor, numri i shtretërve të lirë dhe kuadri, që deri më tani i menaxhojmë mirë. Ka mjaftueshëm shretër, mejk dhe infermiere”, tha mes tjerash Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Numri i rasteve të reja me coronavirus vazhdon të jetë treshifror, Shkupi me më së shumti raste aktive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy