Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cili ka treguar më shumë detaje rreth shpalljes së Malit Sharr park kombëtar.

Nuredini tha se me miratimin e këtij ligji vihet nën mbrojtje dhe mundësohet krijimi i sistemit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit e 2/3 e të gjitha llojeve të bimëve që janë në Maqedoninë e Veriut.

“Do të kufizohet zona, por edhe do të krijohet lidhje me parqet tjera me të cilat kufizohet. Do të themelohet institucion përkatës dhe do të sigurohet roje. Të gjitha aktivitetet do të parashihen në planin e menaxhimit, i cili duhet të miratohet brenda një viti. Tashmë kemi siguruar fonde dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian për ruajtjen e natyrës”, tha Nuredini.

Ai shtoi se Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me Parkun Kombëtar Mavrova, Parkun Kombëtar Sharri në Kosovë dhe Parkun Natyror Korab në Shqipëri.

Advertisement

“Kjo do të mundësojë të plotësojë enigmën që mungoi për 10 vjet. Nuk duhet të harrojmë të theksojmë se Mali Sharr është pjesa e fundit e enigmës që ka munguar në 10 vitet e fundit për të krijuar një nga 3 zonat ndërkufitare në nivelin evropian”, tha Nuredini.

Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy