Nuredini: Për më pak ajër të ndotur nevojitet ndryshim i sistemit të ngrohjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Për fat të keq, ne ende nuk kemi arritur 50 përqind më pak ndotje, sepse duhet të ndryshojmë shumë në sistemin e ngrohjes në vendin tonë”, tha Ministri i Mjedisit Naser Nuredini në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

Ne duhet të bëjmë shumë kontrolle dhe inspektime në industri. Një nga gjërat kryesore që mësuam në të vërtetë, për fat të keq, për shkak të situatës Covid-19, kur kishim orë policore, në të vërtetë zbuluam se trafiku dhe transporti patjetër që kontribuojnë ndjeshëm në ndotjen. Kjo do të thotë është ulur ndjeshëm gjatë orës policore”, tha Nuredini

Ai thotë se nuk mund të parashikojë saktësisht kur plani do të përmbushet sepse masat duhet të merren nga disa institucione.

“Kërkuam nga Qeveria dhe Ministri i Drejtësisë të ndryshojnë Ligjin për kundërvajtjet dhe të përjashtojnë ndëshkimet për ndotjen e mjedisit. Në fakt kjo më herët ka kaluar në Qeveri, më saktësisht këtë javë, tani do të shkojë në Kuvend dhe besoj se të gjithë do të mbështesin ligjin, sepse kushdo që e ndot duhet të ndëshkohet dhe ka disa korniza në të cilat industria mund të punon”, tha Nuredini./Telegrafi/

Advertisement

Nuredini: Për më pak ajër të ndotur nevojitet ndryshim i sistemit të ngrohjes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy