Nxjerrët një trup i pajetë nga lumi Vardar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme, një trup i pajetë u hoq nga ujërat e Vardarit në dalje nga fshati Çegran në Gostivar, ndërsa identiteti i viktimës është ende i panjohur.

Ndërkohë, vendin e kanë siguruar oficerët e policisë dhe po kryhet inspektim pranë urës, ku u gjet trupi i pajetë dhe po përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Në ndërkohë, një ekip nga SPB Tetovë po punon për të ndriçuar ngjarjen, ndërsa është thirrur edhe prokurori publik.

Trupit të pajetë do t’i bëhet autopsi, pas së cilës do të zbulohet identiteti i të ndjerit dhe shkaqet e vdekjes./Telegrafi/

Advertisement

Nxjerrët një trup i pajetë nga lumi Vardar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy