Objektet e reja në plazhin e Ohrit do të ndërtohen me materiale ekologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-koncesionarët dhe arkitektët reagojnë ndaj thirrjes publike të shpallur nga komuna e Ohrit për të dorëzuar zgjidhje ideore për rregullimin e plazheve me banakë të hapur, tenda të mbuluara me kallamishte, rërë, shezlone dhe gjësende të tjera të bëra prej druri.

“Pyetja është, nëse i lirojmë plazhet, nëse mburremi se ua kemi kthyer qytetarëve, pse t’i zëmë përsëri me shezlone. Plazhet edhe më herët kishin shezlone”, deklaroi Lupco Neçkoski- ish koncesionar plazhi në Ohër.

“Ne nuk kemi pse të kthehemi në shekullin 19 tani. Ka materiale të tjera ndërtimi në shekullin 21. Është absurde për mua të kthehemi me kashtë”, Risto Andonoski – arkitekt.

Banakët dhe pajisjet e tjera do të vendosen nga komuna dhe ato më pas mund të merren me qira përmes ankandit publik. Të njëjtat do të mund të menaxhohen maksimum një vit respektivisht nga qershori deri në shtator, pas çka do të ketë ankand të ri publik për sezonin e ardhshëm turistik. Plazhet më tërheqëse nuk do të jepen me qira me koncesion dhe nuk do të lejohen si në të kaluarën, që koncesionarët të ndërtojnë objekte me vullnetin e tyre të lirë – thonë nga komuna.

Advertisement

“Është e paimagjinueshme që një plazh t’i jepet një koncesionari për dy muaj dhe dikush tjetër të vijë vitin e ardhshëm. Ata kanë pajisje urbane. Ose ka dikush që do të blejë 300 shezlone dhe çadra për dy muaj dhe pastaj dikush tjetër të vijë për të blerë”, tha Lupço Neçkoski – ish koncesionar plazhi në Ohër.

Komuna e Ohrit thotë se pas përfshirjes së opinionit profesionist, plazhet do të rregullohen në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s dhe në harmoni me natyrën.

Komuna e Ohrit

“Qëllimi është që plazhet të jenë publike dhe të arritshme për qytetarët, por edhe në funksion të turizmit. Ohri më në fund merr plazhet e qytetit sipas të gjitha standardeve moderne dhe rekomandimeve ekologjike”.

Advertisement

Vendimet e marra do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni i ekspertëve dhe do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

Objektet e reja në plazhin e Ohrit do të ndërtohen me materiale ekologjike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy