Objektet pa leje në Malin Sharr do të legalizohen, disa do të dedikohen për turizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucioni kombëtar “Mali Sharr” ka regjistruar rreth 700 objekte në zonën malore jashtë fshatrave të Malit Sharr. Shumica e tyre janë ndërtuar ilegalisht dhe po bëhen përgatitjet për legalizimin e tyre.

Një pjesë e objekteve më pas planifikohet të dedikohen për turizëm.

“Kemi zbatuar fazën e parë, që do të thotë rekord i të gjitha objekteve që janë në Sharr me plus-minus një për qind, por shifra është se në Sharr janë rreth 700 objekte, jashtë zonave të banuara. Për ato objekte është duke u diskutuar dhe do të hapen diskutime me të shtatë komunat, territori i të cilave është edhe në Sharr, që të shihet se cili prej atyre objekteve mund të legalizohet, gjegjësisht do të plotësojnë kushtet për legalizim”.

“Disa ndërtesa janë nga ish-Jugosllavia, disa janë ende duke u ndërtuar. Pasi të kemi përfunduar me këtë fazë, do të vijojë faza e tretë, që janë bisedimet me pronarët e atyre objekteve, për të parë nëse disa objekte mund të konvertohen për turizëm. Pas përfundimit të asaj faze do të përgatitet një paketë promovuese turistike”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i NP “Mali Sharr”.

Advertisement

Ai shtoi se ata nuk do të vendosin se cilat objekte nuk do t’i plotësojnë kushtet për legalizim dhe a do të rrënohen, përgjegjësi për këtë janë institucionet tjera./Telegrafi/

Objektet pa leje në Malin Sharr do të legalizohen, disa do të dedikohen për turizëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy