O’Brien: Nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk tregon se çfarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien thotë se nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk tregon se çfarë.

“Ka një ofertë në tavolinë. Dhe nëse doni të dini për dikë se kush është dhe si do të veprojë kur të jetë në pushtet, shikoni se si do të reagojë ndaj kësaj oferte. Nëse thonë, në mënyrë shumë të qartë, këtu është alternativa, dhe besoj se është e pranueshme për të tjerët, atëherë mund të gjykoni nëse kanë të drejtë apo jo.

Nëse ata thonë kam një ofertë më të mirë, por nuk do t’ju them se çfarë është tani, ky është një person nga i cili nuk do të blini një automjet. Epo, unë mendoj se nuk duhet të votoni as për ta”, thotë në një intervistë për “360 Gradë”, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

I pyetur nëse mendon se “lista e zezë” është efektive, ai përgjigjet se duhet kohë që procesi të japë rezultate. O’Brien nuk deshi të përgjigjet në pyetjen nëse Uashingtoni po përgatit një listë të zezë shtesë./Telegrafi/

Advertisement

O’Brien: Nuk do të votoja për dikë që thotë, kam një ofertë më të mirë, por nuk tregon se çfarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy