Nga OBRM-PDUKM pyesin nëse paraburgimi i Orce Kamçevit është bërë që të mos dihen ku janë parat e “Haraçit”, gjegjësisht të mos kërkohen parat te kryeministri Zoran Zaev dhe Vice Zaev.

“I gjykuari për rastin ‘Haraçi’ Bojan Jovanovski tha se milionat e Kamçevit të marra nga haraçi duhet të kërkohen te Zoran dhe Vice Zaev.

Zaev a e ka arrestuar Kamçevin që të mos ‘këndonte’ për haraçin?! Zaev a frikësohet nga Kamçevi se do të tregojë se ku përfunduan paratë e haraçit?! A frikësohet Zaev se do të konfirmohen pohimet e Bojan Jovanovskit-Boki 13, se parat e haraçit kanë përfunduar te Zoran dhe Vice Zaev?! A fsheh Zaev gjurmë me arrestimin e Kamçevit dhe cili është plani i udhëheqësve të qeverisë për të mbuluar krimet në radhët e saj? Nëse pas kapjese së marrjes së provizionit nga vaksinat, duhet të defokusohet opinioni?!”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se koha po bëhet gjithnjë edhe më e shkurtër, ndërsa Zaev duhet të përgjigjet se ku janë parat e haraçit?./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: A është paraburgimi i Kamçevit për shkak që të mos tregojë se ku kanë përfunduar paratë nga “Haraçi” shkruan Telegrafi.