OBRM-PDUKM: Askush nuk beson se për shkak të hetimeve të Zaevit, i ra temperatura Mijallkovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me zhvillimet me Sasho Mijallkovin.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Zaevi ka bërë cirk dhe askush nuk beson se si rezultat i hetimeve të tij, “i ka rënë temperatura Mijallkovit”.

“Reagimi i madh i popullit e ndaloi Mijallkovin të ikte, ndërsa ministri Oliver Spasovski duhet të jep dorëheqje menjëherë. Po të mos ishte reagimi i opinionit, Mijallkov nuk do të paraqitej në Prokurori. Spasovski dy ditë nuk ka mundur ta lokalizojë Mijallkovin, ndërsa sistemi dështoi tërësisht”.

“Duhet të ketë përgjegjësi. Ajo që Mijallkov iku para syve të policisë flet se ai ka pasur informacione për lëvizjen e tyre, që mund t’i kenë vetëm krerët e pushtetit Zaev dhe Spasovski. Është i qartë koalicioni Zoran – Vice – Sasho”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Ata presin që partitë në Kuvend të bëhen bashkë dhe ta votojnë interpelancën për Spasovskin./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Askush nuk beson se për shkak të hetimeve të Zaevit, i ra temperatura Mijallkovit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy