OBRM-PDUKM: A është Trajçe Zaev në Maqedoni apo është arratisur në Dubai?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM sot përsëri iu referua rastit të drogës së kapur.

“Pas një dite të tërë heshtjeje, Ministria e Brendshme e Spasovskit pranoi se gjatë aksionit për të parandaluar trafikimin e drogës të udhëhequr nga DEA Amerikane, shoferi personal i Trajçe Zaevit, kushëriri i Zoran Zaev, u arrestua.

Shoferi personal i Zaevit, Aleksandar Ushilkovski, së bashku me komandantin e policisë së Prilepit Kire Spirkoski – Çipsio, i emëruar drejtpërdrejt nga Oliver Spasovski, drejtoi transportin e dërgesës së drogës në një furgon të bardhë me targa greke.

Në furgon kishte marijuhanë me vlerë 800 mijë euro. Dërgesa e marijuanës ka filluar nga kompania Medica 420 nga Manastiri. Kujtojmë se kjo kompani është e lidhur drejtpërdrejt me familjen Zaevi. Kushërinjtë e Zoran Zaevit, Trajçe dhe Vice.

Advertisement

Prandaj, pyetja logjike është nëse dhe kur kushërinjtë e Zaevit do të hetohen për këtë krim droge që u ndërpre nga DEA amerikane? “, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata gjithashtu duhet të përgjigjen, shtojnë nga atje, nëse Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaev është në Maqedoni apo është arratisur në Dubai?/Telegrafi/

OBRM-PDUKM: A është Trajçe Zaev në Maqedoni apo është arratisur në Dubai? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy