OBRM-PDUKM: Bujqit janë viktimë e qeverisjes së keqe të LSDM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaevi vazhdon t’i gënjejë dhe manipulojë bujqit e Maqedonisë’.

“Bujqit ashti sikurse qytetarët tjerë janë viktima të qeverisjes së keqe të LSDM-së. Ekonomia dhe bujqësia momentalisht po ballafaqohen me humbje milionëshe’, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se paketa e tretë e masave për bujqësinë është manipulim kjlasik dhe se bëhet fjalë për mjete për naftë të gjelbër që janv transferuar nga subvencionet e papaguara të viteve të mëhershme.

“Qeveria e LSDM vonon me pagesën e subvencioneve nga vitit 2017, 2018, 2019, dhe është gënjeshtër se ndihma për naftën e gjelbër është 50%’, thonë nga kjoa parti.

Advertisement

OBRM-PDUKM: Bujqit janë viktimë e qeverisjes së keqe të LSDM-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy