OBRM-PDUKM dhe LSDM vazhdojnë përplasjet për qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Me LSDM-në në pushtet nuk mund të ketë jetë të mirë dhe cilësore”. Kështu thonë nga OBRM-PDUKM-ja, e cila nëpërmjet një kumtese për media, thekson se në vazhdën e përplasjeve si dy parti më të mëdha në vend, ata shprehen se Qeveria e LSDM-së në krye me Zoran Zaevin në këtë mandat nuk ka punuar absolutisht asgjë. Ata shtojnë se nuk ka pasur sukses të realizoj asnjë premtim, që e kanë premtuar në fushatën parazgjedhore. Ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sipas tyre nuk e meritojnë këtë.

“LSDM ka premtuar jetë për të gjithë qytetarët, ndërsa jeta erdhi vetëm për personat e afërt me LSDM-në. Nuk ka pagë mesatare prej 500 eurosh, nuk ka Qendër Klinike të re, nuk ka 600 kilometër autostradë, nuk ka qytet studentësh, nuk ka rritje mesatare të ekonomisë prej 5% në vit. E gjitha për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri do të jenë tenderët, zhvatja dhe korrupsioni”.

Ndërsa, në anën tjetër, LSDM thotë se me formimin e një Qeverie të udhëhequr nga kjo parti, gjithçka do të funksionoj edhe më shumë por dhe më mire. Mbështetja e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas tyre, dha sinjal të qartë për vazhdimin e rrugës që kanë nisur

“Nuk ka kthim prapa, nuk ka më regjim dhe pasiguri. Qytetarët duan të jetojnë në një vend të përparuar ekonomikisht me vlera evropiane në vend, një vend ku ligjet janë të barabarta për të gjithë dhe një anëtar krenar i NATO-s dhe krah për krah i barabartë me vendet më të fuqishme në botë. Do të pasojë formimi i një Qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve”.

Advertisement

Ata shtojnë se me fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, qytetarët konfirmuan pa mëdyshje se duan që vendi të ecë përpara.

OBRM-PDUKM dhe LSDM vazhdojnë përplasjet për qeverinë e re shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy