Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj konferencës së sotme të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, i cili tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria, por si rezultat i qëndrimit të tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Nikolla Dimitrov aktron, dhe sipas kësaj partie dëshiron të jetë “gjeneral pas lufte”.

“Kuptojmë se për karrieristi Nikolla Dimitrov largimi nga pozicioni i postit ministror është dita më e pa fat për te, andaj karrieristi Dimitrov të mos aktroj “gjeneral pas lufte” dhe se kinse paska qenë viktimë i pozicioneve të tija ndaj Bullgarisë, përkundrazi ai është viktimë e paaftësisë së tij. Lidhur me euro-integrimet, Zaev dhe Dimitrov e sollën shtetin në rrugë pa krye”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Dimitrov, thonë më tej nga OBRM-PDUKM-së, është karrierist i cili i ka koklavitur dhe komplikuar marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe ka polarizuar gjithë shoqërinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është i vonuar shqetësimi i karrieristit Dimitrov për interesat nacionale të shtetit, sepse ishte i pari që i shiti kur LSDM-ja ishte në pushtet, dhe plotësisht i injoroi paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së. Tani shqetësimi, përveç se është i rrejshëm është edhe personalisht i motivuar dhe vonuar”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM: Dimitrovi të mos aktrojë “gjeneralin pas lufte” shkruan Telegrafi.