LSDM: OBRM-PDUKM sot do të protestojë në mbrojtje të dhunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM e udhëhequr nga humbësi Hristijan Mickoski vazhdimisht qëndron në mbrojtjen e krimit dhe kriminelëve”.

“Me protestën e sotme edhe një herë dëshmojnë se janë në mbrojtje të dhunës, në mbrojtje të përpjekjeve për puç, për mbrojtje të tentim vrasjeve të deputetëve, gazetarëve dhe punonjësve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se Nikolla Gruevski qëndron pas protestës për mbrojtjen e terrorizmit që u nxit nga vet OBRM-PDUKM-ja.

“Mickoski është vetëm zbatuesi i mentorit të tij në Budapest. E vetmja detyrë e Mickoskit është mbrojtja e krimit në radhët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement

LSDM: OBRM-PDUKM sot do të protestojë në mbrojtje të dhunës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy