OBRM-PDUKM do të mbledhë nënshkrime për të shpallur referendum për propozimin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për shpallje të referendumit që qytetarët të deklarohen rreth “asimilimit dhe bullgarizimit të popullit dhe shtetit maqedonas”.

Nga kjo parti thonë se “dje, pas nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, opinioni maqedonas më në fund pati mundësinë të shohë tradhtitë e Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit”.

“Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga OBRM-PDUKM dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-sësë antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski”, thuhet në njoftimin e partisë.

OBRM-PDUKM do të mbledhë nënshkrime për të shpallur referendum për propozimin francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy