OBRM-PDUKM: Dorëheqje e Rashkovskit nuk është marrje e përgjegjësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita OBRM-PDUKM sot reagoi ndaj dorëheqjes së pakthyeshme të paraqitur të Dragi Rashkovskit përmes një deklarate. Nga atje ata thonë se dorëheqja e detyruar e Rashkovskit e shoqëruar me një sulm arrogante nga opinioni nuk është marrje e përgjegjësisë.

“Dragi Rashkovski ka sa arsye për t’u përgjigjur, duke filluar nga skandali Leonardo, përmes SARHEMS, te skandali i fundit me prokurimin e softuerit të Ministrisë së Brendshme, por edhe për pronën e padeklaruar, xhipin dhe haciendën. Por nëse Rashkovski dhe shefi i tij Zoran Zaev mendojnë se dorëheqja e tyre do të mbulojë miliona skandale, ata e kanë gabim. Zoran Zaev padyshim që dëshiron të shpëtojë bashkëpunëtorët e tij të cilët janë mbërthyer në krim dhe korrupsion vetëm me dorëheqjet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “kështu ishte rasti me Dan Donçev dhe Lidija Dimova, kështu që tani është me rastin e Dragi Rashkovskit”./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Dorëheqje e Rashkovskit nuk është marrje e përgjegjësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy