OBRM-PDUKM: Është formuar shumicë e re për rënien e qeverisë së Zaevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM përmes një kumtese konfirmon se është formuar shumica e re për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaev.

Nga atje thonë se opozita do të tentojë të formojë shumicë të re që “të pasqyrojë disponimin e qytetarëve dhe të zbatojë reformat e nevojshme”.

“Populli ka zgjedhur ndryshimin. OBRM-PDUKM, Aleanca, Alternativa, BESA dhe E Majta formuan shumicën për të rrëzuar qeverinë e Zaevit”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM, shtojnë nga atje, do të përpiqet të formojë një shumicë të re që duhet të pasqyrojë disponimin e qytetarëve dhe të zbatojë reformat e nevojshme. Nëse një qeveri e tillë nuk mund t’i garantojë këto gjëra, duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Është formuar shumicë e re për rënien e qeverisë së Zaevit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy