OBRM-PDUKM: Humbësi Zaev ka humbjet më të mëdha në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Zaev i ka humbjet më të mëdha në historinë pluraliste të Maqedonisë për shkak se ai ka humbur me 100 mijë vota dallim.

“Zaev tha se nëse humb do të japë dorëheqje. Zaev humbi, ndërsa dorëheqja tashmë për të pestë ditë nuk ka arritur në Kuvend. Zaev duhet të japë dorëheqje, ndërsa menjëherë pas duhet të organizohen edhe zgjedhje të shpejta parlamentare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarët u shprehën për ndryshime dhe se qëndrimi i qytetarëve u shpreh në zgjedhjet para një jave dhe nuk përkon me përbërjen aktuale parlamentare.

“Vetëm zgjedhjet e reja do të mundësojnë që vullneti i popullit të pasqyrohet në kuvend, ndërsa më pas do të ketë qeveri të re e udhëhequr nga OBRM-PDUKM që do ta vendosi shtetin në rrugë drejt BE-së me zhvillim të përshpejtuar dhe zbatim të reformave”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Humbësi Zaev ka humbjet më të mëdha në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy