OBRM-PDUKM: Javën e ardhshme do të propozojmë ministrat e rinj për qeverinë teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM: Javën e ardhshme do të propozojmë ministrat e rinj për qeverinë teknike

OBRM-PDUKM njofton se javën e ardhshme do të propozojë ministrat e rinj për qeverinë teknike.

“Ndër të tjera, pikërisht për truket dhe marifetet e tilla të lira që pritej nga LSD dhe Kovacevski, OBRM-PDUKM bëri thirrje për shfuqizimin e qeverisë teknike, të cilën Kovaçevski e refuzoi. OBRM-PDUKM për të vepruar shtetërisht dhe me përgjegjësi pranoi të marrë pjesë në qeverinë teknike, pa votuar kryeministrin teknik Xhaferi nga BDI”, reagojnë OBRM-PDUKM ndaj deklaratës së Kovaçevskit.

Lexo po ashtu
Kovaçevski: Nëse OBRM-PDUKM vendos të mos votojë për qeverinë teknike, ato vende duhet të mbeten bosh

Advertisement

OBRM-PDUKM mbetet në të njëjtin qëndrim, ndërsa emrat për ministra dhe deputetë, sipas ligjit, do të propozohen javën e ardhshme.

“I takon qeverisë nëse do të zgjedhë të respektojë ligjin, apo ta thyejë atë, gjë që zbulon vetëm prapaskenat e synimeve të rrezikimit të procesit zgjedhor, gjë që është dëshmi e nervozizmit të madh të qeverisë në largim.

Advertisement

Ligji nuk njeh propozime për ministra “vend bosh” siç deklaron Kovaçevski”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Javën e ardhshme do të propozojmë ministrat e rinj për qeverinë teknike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy