OBRM-PDUKM akuzon për gjyqësor dhe prokurori të korruptuar dhe thekson se këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e tyre, është me qëllim mbrojtjen e krimit 167 milion eurosh që lidhet me mazutin.

Nga OBRM-PDUKM thonë se këta persona që kanë bërë tregti me mazutin kancerogjen dhe kanë helmuar popullin, po lirohen vetëm me masa simbolike, vendim të cilin e cilësojnë si të padrejtë.

“Kush mbrohet me këtë vendim? Në rrjetin e njëjtë janë partnerët e biznesit të nipit të Ali Ahmetit, njerëz nga eshalonët më të larta të BDI-së dhe LSD-së. Derisa qytetarët ngulfaten në ajrin e ndotur, elitat kriminale të këtyre partive, pasurohen nga tregtia me substanca të rrezikshme”, thuhet mes tjerash në reagimin me shkrim të OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Këmbëngulja e LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtjen e gjyqësorit është me qëllim mbrojtjen e krimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";