Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM tuhet se ata gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve.

“Sipas anketave, OBRM-PDUKM prin me 22.5% para LSDM-së me 17.9%. Besimi i qytetarëve te OBRM-PDUKM vazhdimisht rritet, ndërsa LSDM bie”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se edhe Mickoski gëzon mbështetjen më të madhe krahasuar me politikanët në Maqedoni.

“Kryetari Mickoski gëzon 17.7% të qytetarëve kundrejt Dimitar Kovaçevskit të cilin e mbështesin vetëm 5.5%. Kovaçevski i din anketat dhe për këtë shkak u ikën zgjedhjeve”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, Kovaçevski nuk ka legjitimitet bashkë me partinë e tij dhe për këtë arsye duhet të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Kemi besimin më të madh te qytetarët, Kovaçevski u ikën zgjedjeve shkruan Telegrafi.