OBRM-PDUKM: Kërkesat bullgare janë goditje identitare për Maqedoninë, Kovaçevski le të jap dorëheqje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një komunikate për media ka njoftuar se publikimi i propozimit francez garanton dështimin e Maqedonisë dhe kërkesave të vendit.

Sipas tyre, ashtu siç po shpërbëhet qeveria bullgare, duhet të rrëzohet edhe qeveria e Maqedonisë, e cila nuk ka qenë e aftë të menaxhoj negociatat në interes të vendit.

“Qeveria bullgare ka rënë, duhet të bjerë edhe qeveria e Kovaçevskit në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

“Propozimi francez nga ajo që u transmetua në media është një realizim i plotë i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për Maqedoninë. Kovaçevski, në vend që të heshtë, duhet të dalë menjëherë dhe ta refuzojë propozimin që është paraqitur nga mediat. Pse heshtje dhe a do të thotë heshtja pëlqim i LSDM-së dhe Kovaçevskit me kapitullimin që po i përgatitet Maqedonisë? A do ta pranojë LSDM bullgarizimin e heshtur apo refuzimin e plotë të Maqedonisë nga procesi i integrimeve evropiane? LSDM i bën goditje identitare ekzistencës së popullit, shtetit dhe identitetit. Propozimi francez është shantazh dhe një fiasko e plotë e Kovaçevskit, për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Kujtojmë se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë ka shkaktuar trazira dhe lëvizje të shumta në qeverinë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, teksa për shumë figura politike, çështja nuk shihet me optimizëm.

OBRM-PDUKM: Kërkesat bullgare janë goditje identitare për Maqedoninë, Kovaçevski le të jap dorëheqje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy