OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e regjistrimit të popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e regjistrimit të popullsisë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaevi dhe LSDM-ja po luajnë bast me shëndetin dhe jetën e qytetarëve”.

“Në mes të pandemisë insistojnë në regjistrim për arsye se për ata nuk është operacion statistikor por politik. Për shkak të tregtisë së Zevit në mes të valës së re me mijëra të sëmurë dhe dhjetëra të vdekur në ditë ata do të dërgojnë 5.500 regjistrues shtëpi në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të rrezikojnë me ndonjë shpërthim të mundshëm të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.


Regjistrimi i mërgatës në Maqedoni do të zgjasë deri më 21 prill

Advertisement

Sipas tyre, këta 5.500 regjistrues do ta bartin coronavirusin te 49.500 persona, ndërsa vdekshmëria në Maqedoni është ndër më të lartat ose 4.9, që do të thotë se në prill do të ketë 2.400 të vdekur nga coronavirusi.

“Zaev menjëherë duhet ta ndalojë regjistrimin dhe me këtë do ta ndalojë vdekjen e 2.400 personave për shkak të coronavirusit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se sipas Blumerang jemi në pesë vendet e fundit për nga vaksinimi ndërsa në tre të parat sipas Ekonomist.

Advertisement

“Nuk arritën të blejnë vaksina për imunizim as për punonjësit shëndetësorë, të mos flasim për imunizim kolektiv. Tani, do të rrezikojë njerëzit me regjistrimin vetëm për ta përmbushur inatin politik të Zaevit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vepron siç thotë Zaev për shkak se edhe në gjendje të këtillë epidemiologjike KSI hesht./Telegrafi/

OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e regjistrimit të popullsisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy