OBRM-PDUKM kërkon seancë parlamentare për pyetje të deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së kërkon seancë urgjente për të bërë pyetje parlamentare, ka reaguar sot koordinatori Nikolla Micevski.

“Me anulimin e seancës për pyetjet parlamentare, është e pamundur të bëhen pyetje parlamentare edhe për zyrtarët e emëruar, të cilët edhe përkundër dorëheqjes së Qeverisë, mbeten në detyrë”, tha Micevski.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, theksoi ai, kemi zv. ministra të cilët edhe pse kanë dhënë dorëheqje, në seancë janë të pranishëm si parashtrues të zgjidhjeve ligjore.

Micevski tha se kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e seancës për pyetje parlamentare dhe bartësit e pozitave të emëruara, siç kërkoi ai, të vijnë dhe t’u përgjigjen deputetëve dhe qytetarëve./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM kërkon seancë parlamentare për pyetje të deputetëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy