OBRM-PDUKM: Komisioni për Sëmundje Infektive është vendosur në shërbim të Zaevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar Komisioni për Sëmundje Infektive se ka dështuar keq në lidhje me menaxhimin e situatës me epideminë.

Nga kjo parti thonë se në vend që ata të jenë mjekë, e vendosin veten si politikanë.

“Epilogu është gati 6.000 të infektuar me Kovid-19 që nga fillimi i muajit. Komisioni që tha se gjithçka është nën kontroll dhe e vendosi veten në pozicionin e ekzekutuesit të Zaevit dhe Filipçes, tani është një nga më fajtorët për numrin e madh të të infektuarve”.

“LSDM-ja politizon gjithçka. Si Komisioni për Sëmundjet Infektive, ashtu edhe menaxhmenti në kujdesin shëndetësor janë të politizuara, prandaj nuk bëhet asgjë gjatë gjithë verës për pajisjen e ambienteve të reja spitalore dhe kjo është arsyeja pse personeli mjekësor po ikë nga Maqedonia”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Komisioni për Sëmundje Infektive është vendosur në shërbim të Zaevit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy