Nga OBRM-PDUKM thonë se komisionerja evropiane e konfirmoi se ndryshimet kushtetuese nuk janë garanci për anëtarësimin e vendit në BE.

Dimitar Kovaçevski, si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, pohoi se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e fundit për hyrjen e Maqedonisë në BE. LSDM-ja bëri një fushatë duke na bindur se jemi gati të anëtarësohemi në BE dhe pengesë për këtë ishin ndryshimet kushtetuese, pas të cilave gjithçka do të ndryshonte, tha anëtari i OBRM-PDUKM-së, Valentin Manasievski.

“OBRM-PDUKM atëherë tha se LSDM, Kovaçevski, Mariçiq, Zeçeviq dhe Osmani gënjejnë. Dhe se ndryshimet kushtetuese janë vetëm fillimi i kërkesave bullgare. Atë që tha OBRM-PDUKM, tani e ka thënë edhe BE-ja, përkatësisht komisionerja evropiane Marta Kos, e cila ka konfirmuar se nuk ka garanci se këto janë kërkesat e fundit bullgare.

Komisionerja evropiane Kos tha se nuk mund të konfirmojë se nuk do të ketë bllokada të reja për shkak të çështjeve dypalëshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ku janë LSDM tani? Ku u fshehën? Pasi e kanë futur vendin në gjendje të pashpresë, fshihen dhe heshtin”, thotë Manasievski./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Kos konfirmoi se nuk ka garanci se këto janë kërkesat e fundit bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë në BE appeared first on Telegrafi.