Nga OBRM-PDUKM-së theksojnë se nervozizmi në LSDM nga puna dhe konkluzionet e Komisionit Hetimor për skandalin e Klinikës së Onkologjisë, tregon se mafia kancerogjene është e lidhur ngushtë me pushtetin.

“Fakti që LSD dhe BDI po sabotojnë Komisionin Hetimor të Onkologjisë është dëshmi se po bëjnë gjithçka që të mos dihet e vërteta e këtij akti të neveritshëm dhe të mbrojnë stafin e tyre të përfshirë në skandalin e “Mishit të egër”.

Skandali “Mishi i egër” hapi një dyshim të madh për shkatërrimin e ndërgjegjshëm të sistemit dhe rendit të klinikës së Onkologjisë për t’u pasuruar nga shpina e pacientëve më të sëmurë”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.

Ky lloj bashibozuku shëndetësor, shtojnë nga atje, ishte i mundur vetëm me dijeninë, miratimin apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve më të lartë në institucione dhe në qeveri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
LSDM: OBRM-PDUKM-ja iku nga Komisioni për Onkologjinë për shkak të keqpërdorimeve

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI po sabotojnë Anketën për Onkologji shkruan Telegrafi.