OBRM-PDUKM: LSDM godet xhepin e qytetarëve, taksën ekologjike do ta paguajnë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se LSDM po godet xhepin e qytetarëve për shkak se taksën ekologjike do ta paguajnë qytetarët.

“E ndytë është që LSDM ta arsyetojë boshatisjen në buxhet nga vjedhja me taksë ekologjike, dhe ta paraqesë si masë evropiane që miratohet në procedurë të përshpejtuar me flamur evropian në Kuvend”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, taksa ekologjike është tatim i pastër dhe mënyrë për të mbledhur 54 milionë euro nga qytetarët.

“OBRM-PDUKM ka plan ndryshe për stimulim të energjisë së gjelbër përmes taksës ekologjike që e paguan REK Manastir dhe personat juridik të tjerë, si shkohet deri te paratë evropiane nga fondet dhe grantet, të cilat LSDM nuk din t’i shfrytëzojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Ata shtojnë se popullui paguan për shkak të paaftësisë së LSDM-së dhe se ka ardhur koha për ndryshime./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: LSDM godet xhepin e qytetarëve, taksën ekologjike do ta paguajnë qytetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy