OBRM-PDUKM: LSDM-ja të tregojë nëse ka siguruar shumicë në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që LSDM-ja të deklarohet rreth qeverisë së re dhe nëse ka siguruar shumicë parlamentare.

Nëse nuk tregojnë nëse kanë shumicë parlamentare, nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja tregon se është manipulatore me qytetarët.

“Koalcionet e LSDM-së zgjasin vetëm disa orë, derisa nuk demantohen vetë. LSDM nuk ka sjellë reforma në mandatin e saj. LSDM ka sjellë varfëri, krizë ekonomike dhe regjim hibrid. Është koha që të dalin para opinionit dhe të tregojnë nëse kanë shumicë në Kuvend”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, edhe kjo parti më herët ka deklaruar se do të tentojë të formojë shumicë parlamentare dhe me këtë edhe qeverinë e re./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të tregojë nëse ka siguruar shumicë në Kuvend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy