minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
OBRM-PDUKM: LSDM me publikimin e fotografive të vjetra po mundohet të manipulojë opinionin - Struga.info


OBRM-PDUKM: LSDM me publikimin e fotografive të vjetra po mundohet të manipulojë opinionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM: LSDM me publikimin e fotografive të vjetra po mundohet të manipulojë opinionin

Oferta e LSD-së u reduktua në publikimin e fotove të vjetra dhe përhapjen e lajmeve të rreme, thuhet në reagimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu
LSDM: Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin, mohuesin e popullit maqedonas?

Advertisement

Nga atje thonë se pasi LSD-ja e ka ushqyer nevojën e përditshme për gënjeshtra dhe manipulime duke nxjerrë fotografi të vjetra nga takimet, le të fokusohemi në thelbin.

“Trump pati takime me Kim Jong Un, Biden me Putin, Vuçiç me Kurtin… Për LSD-në, politika është reduktuar dukshëm në vetëm gënjeshtra dhe vjedhje. Në botën normale, ajo reduktohet në bindje me argumente, duke argumentuar me fakte.

Sado që LSD të mundohet, sado që publikon foto të vjetra nga takimet me politikanë bullgarë, fakti i pashlyeshëm është se LSD është reduktuar në qen qimedredhur të politikës bullgare në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: LSDM me publikimin e fotografive të vjetra po mundohet të manipulojë opinionin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy