OBRM-PDUKM i bënë thirrje LSDM-së që ta përkrahë Deklaratën e heroit maqedonas Goce Dellçev, mirëpo siç thonë nga atje, tani për tani heshtin, gjë që është shqetësuese.

“LSDM hesht për draft-deklaratën e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, e cila afirmon përkushtimin për mbrojtjen e figurës dhe veprës së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

As OBRM-PDUKM, as ekspertët dhe as opinioni i gjerë nuk shohin ndonjë gjë të diskutueshme në konstatimin e rëndësisë së madhe, të qartë dhe të pranuar gjerësisht të personazhit dhe veprës së Goce Dellçevit në arritjen e qëllimeve të eposit popullor për liri dhe pavarësi. Po ashtu, në vitin kur shënohet 150 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit, nuk ka asgjë kontestuese në vlerësimin institucional dhe shoqëror të veprës së Goce Dellçevit.

Presim që me bashkimin e publikut rreth një Deklarate të tillë, të ketë unitet nga subjektet politike në pushtet. Heshtja e LSDM-së vetëm sa mund t’i shtojë dyshimet se qeveria e LSDM-së po përgatit një tregti me interesa kombëtare, veçanërisht në pjesën e rëndësisë historike të Goce Dellçevit në luftën revolucionare maqedonase”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: LSDM ta përkrahë Deklaratën për heroin maqedonas Goce Dellçev shkruan Telegrafi.