OBRM-PDUKM do të parashtrojë Deklaratë për Goce Dellçevin në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të propozojë në Kuvend deklaratën për Goce Dellçevin.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski tha se sot grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të parashtrojë Deklaratë ku do të përmenden qëndrimet për çështjen e Goce Dellçevin në Kuvend.

Ai në intervistën e tij për Kanal 5 theksoi se nëse do të ishte kryeministër, bashkërisht me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov do të përkujtonte Goce Dellçevin vetëm nëse Petkov pajtohet se Goce Dellçev ka luftuar për shtetin e pavarur të Maqedonisë.

“Nëse Petkov pajtohet se Goce Dellçev është maqedonas dhe ka luftuar për shtetin e pavarur të Maqedonisë, atëherë nuk kam problem”, u shpreh Mickoski.

Advertisement

 

OBRM-PDUKM do të parashtrojë Deklaratë për Goce Dellçevin në Kuvend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy